Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të ndan subvencione për koncionerë inverter 31.3.2022

Qyteti i Shkupit edhe në vitin 2022 vazhdon masën për ndarjen e subvencioneve për qytetarët për blerjen e kondicionerëve inverter për ngrohje. Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme miratoi Programin për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për ngrohje 2022, me të cilin përcaktohet mënyra dhe kushtet për realizimin e aktiviteteve për subvencionimin dhe financimin e tyre.

Në periudhën e ardhshme do të shpallet thirrja publike për subvencione, ku do të mund të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kushtet e parapara, dhe të gjithë ata që kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga data 01.01.2022. Mjetet e parapara për këto subvencione janë siguruar nga buxheti i Qytetit të Shkupit, si dhe mjetet e mbetura të marra nga Qeveria në vitin 2020.

Sipas programit të sivjetshëm, për këtë qëllim janë paraparë 24 milionë denarë, ndërsa qytetarëve do t'u komenzohen në tërësi shpenzimet për blerjen e kondicionerit inverter, por jo më shumë se 62.000 denarë neto. Këto subvencione janë pjesë e masave të parashikuara në Planin e veprimit për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planin e veprimit të Strategjisë për ndryshime klimatike të Qytetit të Shkupit.

Sipas studimeve të shumta për cilësinë e ajrit në Shkup, pjesëmarrjen më të madhe në emetimin e grimcave PM10 dhe PM2.5 e ka ngrohja e banesave që nuk kanë ngrohje qendrore. Sipas programit të sivjetshëm, për këtë qëllim janë paraparë 24 milionë denarë, ndërsa qytetarëve do t'u rimbursohen në tërësi shpenzimet për blerjen e kondicionerit inverter, por jo më shumë se 62.000 denarë neto. Këto subvencione janë pjesë e masave të parashikuara në Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planin e veprimit të Strategjisë për ndryshime klimatike të Qytetit të Shkupit. Sipas studimeve të shumta për cilësinë e ajrit në Shkup, pjesëmarrjen më të madhe në emetimin e grimcave PM10 dhe PM2.5 e ka ngrohja e banesave që nuk kanë ngrohje qendrore.

Kjo paraqitet para së gjithash për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të druve të zjarrit, cilësisë së keqe të drurit, mënyrës së ruajtjes së tyre dhe përdorimit të stufave të vjetra, dhe me defekt teknik. Inverterët për ngrohje janë ekonomikë, ekologjik, nuk përdorin lëndë djegëse fosile dhe në të njëjtën kohë arrijnë kënaqësi maksimale kur ngrohin shtëpitë. Nëse bëhet paralele me shpenzimet e ngrohjes së një banese prej 60 m2 për një sezon ngrohjeje për sa i përket ngrohjes me stufë termike, druri dhe kondicioner inverter, do të fitohen llogaritjet e mëposhtme: - Një stufë termike që konsumon 10,920 kwh energjia elektrike harxhon rreth 76.000 denarë në vit; - Një stufë me dru që harxhon 12 m3 dru harxhon rreth 48.000 denarë në vit.

Kondicioneri inverter konsumon vetëm 4.580 kwh energji elektrike në nivel vjetor, gjegjësisht vetëm 30.000 denarë në vit. Sipas analizave në nivel vjetor, do të kursehen rreth 18.000 denarë në raport me ngrohjen me stufë druri ose 46.000 denarë në raport me ngrohje me shporet termik.