Qyteti i Shkupit përfshihet në aksionin për ngritjen e vetëdijes për personat me nevoja të veçanta 31.3.2022

Në prag të Ditës Botërore të Autizmit (2 Prill), Qyteti i Shkupit dhe NTP janë përfshirë në projektin “Luledelli drejt diellit për pengesa të dukshme dhe të padukshme” organizuar nga Shoqata qytetare “Shtëpia e lumturisë”, i cili ka për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit për personat me nevoja të posaçme përmes shiritit gjithëpërfshirës që mbajnë këta persona.

Në pjesën më të madhe të automjeteve të NTP – Shkup janë ngjitur mesazhe “Kupto, prano, duaj!” të cilat tregojnë se personat që mbajnë shirit gjithëpërfshirës janë persona me nevoja të posaçme dhe apelojnë që të gjithë të jenë të durueshëm, të sjellshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar.

Mesazhet janë ngjitur në një vend të dukshëm në automjetetet e NTP, por edhe në të gjitha institucionet kulturore të Qytetit e Shkupit, me qëllim që të gjithë vizitorët dhe përdoruesit e transportit publik ta lexojnë mesazhin gjithëpërfshirës të mirëkuptimit, pranimit dhe dashurisë së njerëzve me dallimet, respektivihst për personat me pengesa të dukshme ose të padukshme.

“Nëse vëreni një person që mban këtë shirit, kuptoni se ai po ju dërgon mesazh, pranoni sjelljen dhe nevojën e tij”, porosisin nga “Shtëpia e Lumturisë.

Qyteti i Shkupit është i hapur për bashkëpunim me të gjitha organizatat dhe shoqatat dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë dhe mbështetje në përputhje me mundësitë dhe rrethanat në dispozicion.

Në këtë drejtim, në automjetet e NTP Shkupi dhe Teleferiku lejohet transporti i personave me nevoja të veçanta me qen shoqërues, si dhe transporti i organizuar falas me furgona të posaçëm, dhe kjo kategori e qytetarëve janë të liruar nga pagesa e biletës gjatë përdorimit të transportit publik.