Qyteti i Shkupit do të vendos sistem për menaxhimin me mbeturinat, me komunat nga Rajoni planor i Shkupit 31.3.2022

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme ka miratuar Vendimin për lidhjen e Marrëveshjes për themelimin e sistemit për menaxhim me mbeturinat në nivel rajonal. Ky vendim parasheh që Qyteti i Shkupit të lidhë Marrëveshje për themelimin e sistemit për menaxhimin e mbeturinave në nivel rajonal me komunat në kuadër të Qytetit të Shkupit, si dhe me komunat e Rajonit planor të Shkupit: Haraçinë, Zelenikovë, Ilinden, Petrovec, Sopishte, Studeniçan dhe Çucer Sandevë.

Ky vendim është miratuar për shkak të përmbushjes së kushteve ligjore nga ndryshimet në Ligjin për menaxhimin e mbeturinave, ku qëndron se Qyteti i Shkupit dhe komunat përkatëse duhet të miratojnë marrëveshje që rregullon të drejtat dhe obligimet reciproke për themelimin dhe sigurimin e kushteve për funksionimin e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave, gjegjësisht objektit qendror për menaxhimin e mbeturinave (deponia rajonale për mbeturina), stacionet e transferimit dhe objektet dhe instalimet tjera për menaxhimin e mbeturinave. Një nga prioritetet për funksionimin e sistemit rajonal është formimi I një bordi ndërkomunal për menaxhimin e mbeturinave, i cili duhet të krijohet brenda gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit.

Në kuadër të Qendrës për Zhvillim të çdo rajoni planifikues, duhet të formohet Njësia Organizative për menaxhimin rajonal me mbeturinat, detyra kryesore e së cilës është përgatitja e draft - versionit të planit rajonal të menaxhimit me mbeturinat. Ky plan rajonal duhet t'i dorëzohet Këshillit ndërkomunal për Menaxhimin me mbeturinat, dhe i njëjti pastaj të miratohet nga këshillat komunal dhe Qyteti i Shkupit, pas miratimit paraprak nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Plani rajonal miratohet për periudhë gjashtëvjeçare dhe pas miratimit të tij nga këshillat, njësia organizative është e obliguar ta ndjekë planin dhe të përgatisë raport për zbatimin e tij.