Javën e kaluar janë shqiptuar 8 gjoba për shkelje të Ligjit për Pastërti Publike 31.5.2022

Rojet komunale të Qytetit të Shkupit në vazhdimësi po kryejnë kontrolle në terren, ndërsa javën e kaluar janë shqiptuar 8 gjoba për shkelje të Ligjit për pastërti publike.

Rojet komunale sanksionojnë qytetarët e pandërgjegjshëm për shkelje si hedhja dhe lënia e mbeturinave të materialit ndërtimor, hedhja dhe lënia e letrës, bishtat e cigareve, ambalazhet dhe mbeturinat e tjera, hedhja e gjësendeve të vjetra shtëpiake dhe mbeturinave nga kryerja e aktiviteteve, shitja dhe ekspozimi i produkteve bujqësore dhe industriale.

Krahas kontrolleve të rregullta në pjesën urbane të qytetit, rojet komunale kryejnë edhe kontrolle të jashtëzakonshme edhe në pjesën rurale të qytetit për të parandaluar krijimin e deponive ilegale.

Qyteti i Shkupit vazhdon mbikëqyrjen e përforcuar inspektuese në hapësirat publike. Dënohen pa selektim të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin, ndotin mjedisin dhe rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.