
SHENJËZIM GJATË NATËS NË BUL. ARADHET PARTIZANE DHE LAZAR LIÇENOSKI 31.7.2019
Ekipet e ndërmarrjes publike "Rrugë dhe rrugica", në kuadër të projekteve për rikonstruksionin e rrugëve, realizuan aksionin për shenjëzimin horizontal gjatë natës në bulevardin “Aradhat Partizane” dhe rrugën “Lazar Liçhenoski”.
Rikonstruksioni i një pjese të bulevardit "Aradhat Partizane" u krye në pjesën nga kryqëzimi me bulevardin "8. Shtatori" deri tek ura "Kombet e Bashkuara", në gjatësi prej rreth dy kilometra.
Me këtë projekt është zëvendësuar plotësisht asfalti në sipërfaqe prej rreth 47. 000 metra katrorë, ndërsa në stacionet e autobusëve është kryer konstruksion tërësisht i ri rrugor. Për realizimin e këtij projekti kapital, Qyteti i Shkupit ndau rreth 69 milion denarë
Me projektin për rikonstruksionin në faza të rrugës Llazar Liçenoski, u realizua rikonstruksioni i plotë i rrugës në gjatësi prej 493 metra në pjesën nga kryqëzimi me bul. Goce Dellçev deri te rruga anësore për hyrje në parkingun e QRS Kale. Përveç rrugës, me këtë projekt janë asfaltuar edhe trotuaret dhe janë vendos skajore të reja të betonit.
Për rindërtimin e kësaj rruge Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth 10.6 milion denarë me TVSH.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK