QYTETI I SHKUPIT DHE KOMUNA E KARPOSHIT RREGULLOJNE PARK TË RI NË BREGUN E LUMIT VARDAR 31.1.2020

Qyteti i Shkupit do ta shpallë të hënën konkursin për zgjidhje ideore për rregullimin e një parku të ri midis bregut të lumit Vardar dhe bulevardit Ilinden në Karposh 4. Bëhet fjalë  për sipërfaqe prej 60.000 metra katror, ​​gjegjësisht 6 herë më i madh se parku "Ibni Pajko". Kjo hapësire nuk është e qasshme tani dhe është e pasigurt ndërsa aty ka deponi të egër që paraqet vatër të deponive ilegale. Konkursi do të zgjasë 2 muaj, dhe zgjidhjet më të mira ideore do të shpërblehen me fond shpërblyes deri në 10.000 euro.

-Ndërmarrjet publike të qytetit tashmë kanë filluar heqjen e mbeturinave nga deponia dhe pastrimin e kësaj sipërfaqeje. Në këtë hapësire do të vendosen përmbajtje  sporti dhe rekreacioni, si dhe është parashikuar hapësirë për ​​kopsht botanik, për të cilën kemi biseduar me qytetarët gjatë fushatës sonë zgjedhore. Gjithashtu, është planifikuar rrugë anësore dhe dy ura. Një nga një, i kthejmë hapësirat e parregulluara publike në parqe. Po i rregullojmë hapësirat jo të qasshme dhe të pasigurta, të cilat janë deponi dhe parkingje ilegale, për të gjithë qytetarët. Jemi duke ngritur zona të reja të gjelbëra. Në këtë mënyrë po investojmë për mjedis më të mirë jetësor, por edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental - tha kryetari Petre Shilegov në konferencën e sotme për media.

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, theksoi se me rregullimin e kësaj sipërfaqe Shkupi fiton "mushkëri të reja”.

- Në vendin e deponive dhjetëvjeçare, ku hidheshin edhe mbetje të objekteve të rrënuara nga tërmeti i Shkupit në vitin 1963, fillojmë ndërtimin e parkut të ri. Në sipërfaqe prej 60.000 m2 do të fitohet gjelbërim i ri, i rregulluar me shumë përmbajtje për qytetarët. Dua të theksoj se përgjatë kësaj pjese të qytetit, tashmë po punohet intensivisht në Parkun sport-adrenalinë, tek shkëmbi artificial dhe me rregullimin  e kësaj pjese, qyteti do të fiton rrip të ri të gjelbër dhe filtër ajri. Jam i sigurt se ky lokacion do të shndërrohet në një nga zonat më tërheqëse sportive dhe rekreative në qytetin tonë - tha Bogoev.