Arsovska: Në territorin e Shkupit janë pastruar mbi 150 deponi të paligjshme, vazhdojmë të veprojmë sipas raportimeve dhe të ndëshkojmë ndotësit 31.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Dane Arsovska, në konferencën e sotme për mediet dha llogari për projektet e realizuara të cilat janë pjesë e programit të saj për 82 ditët e para të mandatit si kryetare.

Për një nga projektet prioritare, për të cilin u zotua se do të fokusohet që në ditët e para të mandatit, pastrimin e deponive të paligjshme në territorin e qytetit të Shkupit, ajo potencoi se për të po punohet në vazhdimësi, ndërsa në këto 82 ditë janë pastruar mbi 150 deponi të paligjshme, nga të cilat 120 janë deponi të detektuara gjatë kohës së fushatës, por edhe deponi të paligjshme për të cilat kanë raportuar qytetarët.

„Për këto 82 ditë arritëm të pastrojmë mbi 150 deponi të paligjshme, përveç 120 deponive të identifikuara gjatë kohës së fushatës. Për herë të parë pas disa dekadash në Shkup u realizua aksioni për pastrimin e deponive të paligjshme ku digjeshin mbetje të rrezikshme, që ishin burim ndotjeje i ajrit, truallit dhe ujërave nëntokësorë gjë me të cilën ndikonin drejtpërsëdrejti mbi cilësinë e jetës së qytetarëve. Për t’u mundësuar një pasqyrë më të qartë qytetarëve krijuam një link të dedikuar me deponitë e paligjshme të identifikuara, dhe në të njëjtën kohë filluam të veprojmë sipas raportimeve për pastrimin e tyre. Ky aksion i realizuar nga Qyteti i Shkupit për pastrimin e deponive të paligjshme është aksioni më masiv i këtij lloji i realizuar ndonjëherë në Maqedoni, thotë kryetarja Arsovska.

Arsovska theksoi se në një pjesë të hapësirave ku ekzistonin deponitë e paligjshme janë planifikuar hapësira të gjelbra, dhe Qyteti filloi me kontrollet e shpeshta të inspektimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme dhe vendosjen e zgjidhjeve sistemore, gjë me të cilën çdo person fizik apo juridik që ndot dhe me të ndikon drejtpërsëdrejti mbi ndotjen e ajrit, truallit dhe ujërat nëntokësorë me hedhjen dhe djegien e mbetjeve të rrezikshme dhe ndërtimore, do të ndëshkohet me gjoba të larta.

- Për herë të parë në mënyrë joselektive po shqiptohen gjoba shumë të larta për kërcënimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Qyteti i Shkupit me strategjinë e parandalimit, filloi me zbatimin e zgjidhjes sistemore e cila përfshin foto-dokumentimin e ndotësve, punë me turne të inspektoratit me qëllim ndëshkimin e autorëve, xhirimin me dron me qëllim detektimin e deponive të paligjshme dhe tentativave për djegien e mbetjeve, por edhe sistem aktiv për raportime nga ana e qytetarëve me qëllim reagimin e shpejtë për parandalimin e ndotësve dhe ndëshkimin e tyre pa dallim, plotësoi ajo.