Arsovska: “Parkingu i Qytetit” uli çmimin, me masa sistemore do të zgjidhim kaosin në trafikun rrugor në Shkup 31.1.2022

Sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, në konferencën e sotme për mediet prezantoi aktivitetet e realizuara të cilat u premtuan për  82 ditët e para të mandatit, dhe gjatë kësaj iu referua edhe premtimit për uljen e çmimeve të parkingjeve, vendim i cili hyn në fuqi nga data 1 mars i këtij viti.

-Depozituam iniciativë pas së cilës Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit” më 28.01.2022 solli vendim për uljen e çmimit për parkim në parkingjet e qytetit në Shkup nga data 01.03.2022, gjë me të cilën u realizua edhe një nga kërkesat e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, ndërmarrja publike me garazhet e reja me kate të  planifikuara në Çair, Aerodrom, Qendër dhe Kisela Voda, në përputhje me programin në periudhën që vjen, do të mundësojë që parkimi në Shkup të jetë jo vetëm më i lirë, por të jetë edhe më i arritshëm për të gjithë qytetarët – theksoi Arsovska.

-Premtuam se do të kthejmë numëratorët e semaforëve dhe se do të kthejmë brezat e gjelbër funksional, këtë edhe e bëmë. U realizua premtimi për vendosjen e numëratorëve të semaforëve, në kryqëzimet ku nuk monitorohet lëvizja nga QMKT-ja. U vendosën numëratorë në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në kryqëzimin me “Natanail Kuçevishki”, në kryqëzimin me “Boca Ivanova” dhe në kryqëzimin me bul. “Bosnja dhe Hercegovina”, gjithashtu numëratorë do të vendosen edhe në semaforët të cilët janë të rëndësishëm për rregullim – tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, e cila sot në konferencën për mediet prezantoi aktivitetet e realizuara në 82 ditët e para të mandatit.

Për shkak të rritjes së numrit të reagimeve të qytetarëve që arritën në zyrën e Qytetit, Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ndërmarrjen publike “Rrugë dhe Rrugica”  realizoi aksionin për nivelimin e pusetave në bulevardet dhe rrugët automobilistike nën kompetencat e Qytetit.

- Deri më tani në 82 ditët e para janë niveluar 62 puseta, me qëllim zhvillimin më të mirë të trafikut në Shkup, si dhe zvogëlimin e dëmtimeve të automjeteve për të cilat alarmojnë qytetarët, sepse në të kaluarën pusetat nuk janë vendosur në mënyrë adekuate përgjatë rrugëve automobilistike. Ky aktivitet vazhdon, dhe do të jetë një praktikë e rregullt që të mos ketë më puseta të cilat janë vendosur në mënyrë joadekuate nëpër rrugë automobilistike gjatë ndërtimeve apo rikonstruksioneve – përfundoi kryetarja Arsovska.