Arsovska: Qyteti i Shkupit me zyrë të hapur 24 orë për shkupjanët 31.1.2022

Një nga premtimet kryesore të kryetares Arsovska në fushatën parazgjedhore, ishte se Qyteti i Shkupit do të jetë një qytet i hapur, në dispozicion për të gjithë qytetarët. Premtimi u realizua dhe shkupjanët tashmë shfrytëzojnë shërbimet të cilat i ofron zyra për ndihmën dhe reagimin e shpejtë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

U hap Zyra për komunikim me qytetarët e cila punon 24 orë në pranimin e kërkesave të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen. U caktuan persona përgjegjës të cilët do të japin përgjigje sipas sektorëve në lidhje me kërkesat e qytetarëve, dhe në të njëjtën kohë u formua edhe shërbimi  i përbërë nga përfaqësues nga të gjitha ndërmarrjet publike nën kompetencat e Qytetit të cilët veprojnë me qëllim zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, thotë Arsovska.

Qyteti i Shkupit vuri në funksion edhe adresën elektronike për komunikimin me qytetarët 24@skopje.gov.mk si një hap drejt menaxhimit me transparencë për të vepruar 24 orë në shërbim të qytetarëve. Në këtë adresë elektronike qytetarët paraqesin problemet e tyre, ndërsa shërbimet e Qytetit janë të obliguara t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve. Qyteti i Shkupit synon të jetë qytet me administratë plotësisht të digjitalizuar, kurse shërbimet publike të jenë të shpejta, efikase dhe transparente.

Në program premtuam se qytetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen Qytetit të Shkupit për problemet e tyre nëpërmjet vendosjes së linjës telefonike, dhe këtë e realizuam.

U hap një linjë telefonike e veçantë në shërbim të qytetarëve nëpërmjet së cilës kanë komunikim të rregullt dhe të shpejtë me Qytetin e Shkupit përmes numrit telefonik 02 3207 536. Në të njëjtën kohë, rregullisht u jepet përgjigje kërkesave me shkrim dhe kërkesave telefonike me të cilat i drejtohen Qytetit të Shkupit për çfarëdo lloj problemi apo sfide. 

Pjesa më e madhe e kërkesave të qytetarëve kanë të bëjnë me problemet e trafikut, pyetjeve nga fusha e llogaritjes dhe pagimit të tatimit mbi pronën, tejkalimit të problemeve të lidhura me ndërtimet e paligjshme dhe problemet komunale. Në këtë mënyrë arritëm një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me qytetarët për zgjidhjen e problemeve të përditshme me të cilat ballafaqohen, por edhe të kthejmë besimin e shkupjanëve ndaj administratës së Qytetit, shpjegoi Arsovska.

Në kontekstin e transparencës dhe funksionalitetit të administratës së Qytetit u formua shërbimi për reagim të shpejtë ndaj thirrjeve të qytetarëve, si një tjetër premtim i realizuar.

U caktuan persona përgjegjës nga Qyteti të cilët do t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve sipas sektorëve dhe u formua shërbimi për reagim të shpejtë i përbërë nga përfaqësues nga të gjitha ndërmarrjet publike nën kompetencat e Qytetit të cilët veprojnë në terren me qëllim zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, përfundoi kryetarja Arsovska.