
Arsovska: U realizuan të gjitha premtimet që ishin parashikuar në 82 ditët e para 31.1.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, në emisionin e lajmeve të televizionit Sitel iu referua projekteve dhe premtimeve të realizuara në 82 ditët e para të mandatit të saj. Si projekt më të rëndësishëm, Arsovska veçoi aksionin e madh për pastrimin e deponive të paligjshme në të gjitha vendbanimet e qytetit dhe sqaroi se në fillim të aksionit u identifikuan 120 deponi të paligjshme, ndërsa deri më tani janë pastruar 150 deponi.
- Ky aksion do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, ku do të veprohet sipas raportimeve të qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe për të mbrojtur ajrin, truallin dhe ujërat nëntokësorë nga ndotja - tha Arsovska.
Kryetarja iu referua edhe zyrës së re të porsahapur për komunikim me qytetarët, adresën e-mail 24@skopje.gov.mk dhe numrin e telefonit 3297 255, ku qytetarët mund të raportojnë për ndonjë problem, ndërsa ekip nga Qyteti i Shkupit do të dalë në terren dhe do të intervenojë. Në kuadër të përmirësimit të kushteve në të cilat jetojnë qytetarët, shtoi ajo, janë edhe aktivitetet për zgjidhjen e problemeve në të ashtuquajturat vendbanime të harruara, në të cilat problemet janë grumbulluar prej vitesh pa u ofruar zgjidhje.
E pyetur nëse shkupianët së shpejti do të mund të lëvizin falas në autobusët e NTP-së, kryetarja Arsovska tha se procedura për vendosjen e transportit falas tashmë ka filluar, dhe së pari do të konsolidohet ndërmarrja publike që transporti falas të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK