QYTETI I SHKUPIT RREGULLOI KUART TË RI TË GJELBËR NË TAFTALIXHE 31.5.2021

Sipërfaqja e parregulluar dhe e lënë pas dore përpara objektit të Brigadës zjarrfikëse në vendbanimin Taftalixhe, tash është kuart i ri i gjelbër.

Rreth 1.000 metra katrorë në bulevardin Mitropolit Teodosij Golloganov, Qyteti i Shkupit i ka rregulluar plotësisht ato në mënyrë që t'u mundësojë qytetarëve të kënaqen e shijojnë infrastruktur ën cilësore me gjelbërim.

- Me kënaqësi të veçantë sot po hapim të katërtën nga gjithsej 5 mikro-lokacione në Shkup, të cilat Qyteti së bashku me UNDP, Shkupi Lab dhe qytetarët që jetojnë afër këtyre lokacioneve, i promovuan në kuarte të reja. Bëhet fjalë për lokacion në të cilin  kemi bërë shesh lojrash gjithëpërfshirës me pajisje të adaptuara dhe të sigurta për fëmijët me nevoja të veçanta në mënyrë që të gjithë bashkëqytetarët dhe fëmijët tanë të mund të shijojnë këtë hapësirë. Në këtë hapësirë, siç thashë me një lëndinë të lënë pas dore, janë mbjellë mbi 30 lloje të bimëve të ndryshme, ku fituam edhe një kuart të gjelbër dhe një kënd të bukur ku fëmijët mund të kalojnë në mënyrë të sigurt kohën e tyre të lirë - tha Shilegov.

Shilegov falënderoi partnerët tradicionalë UNDP të cilët së bashku me Shkupi Lab e ndihmuan në dizajnimin e kësaj hapësire, si dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore SHA Makpetrol AD ​​dhe Video-lotaria Shtetërore e Maqedonisë të cilët me donacionet e tyre ndihmuan për ta bërë kuartin e ri më të gjelbër dhe më funksional .

Pas anketës së realizuar, me kërkesë të banorëve të kësaj pjese, është vendosur shesh lojrash gjithëpërfshirës që mund të përdoret në mënyrë të sigurt nga fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa këndi i lojërave është donacion i Video-lotarisë Shtetërore të Maqedonisë.

Gjithashtu, hapësira është e pasuruar me pajisje të reja urbane, ndriçim të ri dhe një shatërvan me ujë të pijshëm. Hapësira është konceptuar në mënyrë që ndjek plotësisht nevojat dhe dëshirat e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të Komunës së Karposhit.

Lokacioni u zgjodh nga qytetarët si një nga 7 vendet në Shkup të identifikuara në kuadër të Iniciativës Shkupi lab dhe UNDP-së që filluan në 2018.

Qyteti i Shkupit me përkushtim punon për të siguruar mjedis funksional për qytetarët e Shkupit, që do të thotë infrastrukturë cilësore me gjelbërim të mjaftueshëm, në mënyrë që qytetarët me kënaqësi të i realizojnë aktivitetet e tyre të rregullta ditore.

Në hapjen e këtij kuarti të gjelbër në lagjen Taftalixhe morën pjesë Stefan Bogoev, Kryetari i Komunës Karposh, si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve me përgjegjësi shoqërore SHA Makpetrol ​dhe Video-lotaria Shtetërore e Maqedonisë.