RINDËRTOHET RRUGA BOCA IVANOVA, NË BUTEL 31.8.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit prej sot kanë filluar rikonstruksionin e rrugës Boca Ivanova, në komunën e Butelit, në pjesën nga rrethrrotullimi në rrugën Llazar Tërpovski. Në këtë seksion rruge me një gjatësi prej 800 metrash, do të riparohet rruga dhe do të nivelohen pusetat dhe ulluqet ekzistuese.

- Kjo rrugë, së bashku me rrugën Llazar Tërpovski, rikonstruksioni i së cilës gjithashtu do të kryhet deri në fund të vitit, janë rrugë jashtëzakonisht të frekuentuara. Këto janë rrugët që shpijnë drejt hyrjes së varrezave të qytetit "Butel" dhe që lidhin komunën e Butelit me Shuto Orizarin, gjë që e bën nevojën për rikonstruksionin e tyre më se të nevojshme. Për të rikujtuar, këtë vit rindërtuam edhe një pjesë të rrugës Aleksandar Urdarevski, e cila ndodhet në afërsi, kurse në vijim është realizimi i fazës së dytë të bulevardit Bosnjëe dhe Hercegovina. Bulevardi Hristijan Todorovski Karposh për disa muaj po shfrytëzohet në mënyrë aktive nga bashkëqytetarët tanë nga pjesa veriore e qytetit, dhe tani, falë këtij bulevardi më shpejtë arrijnë deri te unaza dhe zona qendrore e qytetit. Në këtë drejtim arrijnë shumë reagime pozitive nga shumë bashkëqytetarë tanë që jetojnë në këtë pjesë të Shkupit - tha sot kryetari Petre Shilegov.

Vlera e marrëveshjes për rindërtimin e rrugës Boca Ivanova është pothuajse 7 milion denarë përfshirë TVSH-në, kurse afati i ndërtimit është 25 ditë. Në fillimin e punimeve ndërtimore për rindërtimin e rrugës Boca Ivanova sot morën pjesë Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, drejtori i NP "Rrugë dhe Rrugica", Boban Cërniçiq dhe drejtori i NP "Drislla", Kosta Naçevski.