AKSION I MADH PËR RREGULLIMIN E GJELBËRIMIT TË QYTETIT 18.10.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, bëri të ditur fillimin e aksionit të madh për rregullimin e gjelbërimit të qytetit, në të cilin do të mbillen pemë të reja në mbi 100 lokacione në qytet. Në suazat e këtij aksioni mënjanohen pemët e vjetra dhe të thara dhe në vend të tyre mbillen pemë të reja.
Paralelisht fillon aksioni për krasitje në të gjitha pjesët e Shkupit, gjë me të cilën mundësohet lëvizja e papenguar e këmbësorëve dhe çiklistëve nëpër korsi, parandalohet rënia e degëve të thata dhe sigurohet shikueshmëri më e madhe e sinjalistikës rrugore, duke rritur në këtë mënyrë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
- Detektuam aktvendime të parealizuara që nga viti 2010 për krasitjen e pemëve dhe degëve të thata pas raportimeve të qytetarëve dhe institucioneve, prandaj po fillojmë me aksion të madh për rregullimin e gjelbërimit të qytetit me mbjelljen e pemëve të reja dhe krasitjen e kurorave, gjë me të cilën gjelbërimi i qytetit merr një pamje të re dhe të rregullt. Sipas gjendjes aktuale, në 10 vitet e fundit në rrugët dhe bulevardet e qytetit nuk janë krasitur rreth 2.000 pemë në përputhje me kërkesat e paraqitura dhe gjithsej në gjelbërimin e qytetit mbi 5.500. Me realizimin e këtyre aktiviteteve po përpiqemi t'i zgjidhim në mënyrë sistematike problemet e akumuluara dhe t'i përmbushim kërkesat e qytetarëve, të cilat janë plotësim i angazhimeve të përbashkëta për një qytet të gjelbër dhe të pastër, me gjelbërim të rregulluar - theksoi Arsovska.
Me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” filluan aksionin për mbjelljen e pemëve të reja kudo që janë prerë dhe mënjanuar në vitet e kaluara, ndërsa aktivitetet për krasitjen dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit vazhdojnë intensivisht dhe në vazhdimësi në të gjitha pjesët e Shkupit .
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK