Arsovska: Deri në fund të vitit edhe dy mega-parqe në Shkup 30.8.2022

Manipulime të paskrupullta janë deklaratat publike. Nuk i mbledh dot në një fotografi mbetjet rreth 3 metra të larta dhe makinat që po punojnë, thotë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në emisionin “Verë e nxehtë politike” ku ishte e ftuar, duke iu përgjigjur pyetjes nëse vërtet vetëm 8 kamionë mbetje u hodhën nga deponia e paligjshme e mëparshme në Gjorçe Petrov.

Arsovska njoftoi edhe ndërtimin e dy mega-parqe të tjera në Shkup deri në fund të  vitit. Kryetarja tha se çdo person që jeton në afërsi mund të dëshmojë për këtë aktivitet të Qytetit dhe çfarë pamje ka qenë më parë kur ekzistonte deponia e paligjshme dhe si është tani.

“Mendoj se një njeri mund të thotë se nuk duhet të ketë park në atë vend vetëm nëse ka interes personal, fitimprurës, pra dikush që dëshiron të bëjë para nga ajo deponi që ka qenë. Nuk ka njeri në Maqedoni që do t'ju thotë se është më mirë të keni një deponi sesa një mega-park. Gjithçka është pastruar dhe besoj se është për të mirën e shkupjanëve që të ketë sa më shumë hapësira të gjelbëruara. Fillojmë pesë mega-parqe, dhe ky është i pari. Deri në fund të vitit do të vijojnë edhe dy njoftime dhe deri në fund të vitit të ardhshëm do të realizohen të pestë mega-parqet”, tha Arsovska.