Arsovska: Me kërkesë të qytetarëve, në komunën Gazi Baba do të rikonsruktohet rruga “Hristofer Zhefaroviq” 23.8.2022

Kryetarja Danela Arsovska, në konferencën e sotme për media, iu referua funksionimit të Qytetit të Shkupit në muajt e fundit dhe projekteve të rëndësishme, të cilat edhe përkundër sfidave të mëdha filluan të realizohen për të mirën e qytetarëve. Arsovska sot paralajmëroi projekte të shumta që do të vijojnë në periudhën e ardhshme dhe që do të sjellin përfitime për qytetarët.

- Muajt ​​e kaluar ia kushtuam zhvillimit të projekteve të reja dhe përfundimit të procedurave teknike për realizimin e tyre, projekte që po i fillojmë në interes dhe me kërkesë të qytetarëve. Filluam me të parin nga pesë mega parqet për Shkupin, në komunën Gjorçe Petrov, pas katër dekadash po rikonstruktohet rruga “Skoevska” në Butel, për herë të parë u asfaltuan mbi 20 rrugë në vendbanimet Volkovë, Dame Gruev, Kisela Jabuka, filluam aksionin për pastrimin e shtratit të lumit Vardar dhe kanalit Usjanski, dhe deri në fund të vitit vijojnë mbi 30 projekte më të mëdha. Sot njoftoj një pjesë të projekteve shtesë që i kam depozituar pranë Këshillit të Qytetit të Shkupit për seancën që do të mbahet më 31 gusht - tha kryetarja Arsovska. 

Ajo shtoi se në seancën e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit është depozituar propozim për rikonstruksionin rrugës “Hristofer Zhefaroviq” në komunën e Gazi Babës, e cila është e domosdoshme për të mundësuar zhvillimin e sigurt të trafikut rrugor.

- Para disa muajsh pata rastin që në vendbanimin Singeliq, së bashku me qytetarët e komunitetit lokal të vizitoj rrugën “Hristofer Zhefaroviq”, e cila është në një gjendje katastrofike. Ajo jo vetëm që është paasfaltuar dhe e gërmuar, por nga ana tjetër është prioritet dhe prandaj i duhet kushtuar vëmendje, që lëvizja e qytetarëve në trafikun rrugor në atë segment të jetë e sigurt. Prandaj, një nga propozim vendimet që depozitova për seancën e ardhshme është miratimi i vendimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal, në përputhje me kërkesat e qytetarëve për rikonstruksionin e rrugës “Hristofer Zhefaroviq” në komunën Gazi Baba, e cila vlerësohet si një nga prioritetet e përbashkëta. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të arrihet zhvillim i balancuar në pjesën urbane dhe rurale të Shkupit, dhe në të njëjtën kohë të përpiqemi t'u ndihmojmë komunave të Shkupit - theksoi Arsovska.