Arsovska: Pas projektit të suksesshëm në Gjorçe Petrov, vazhdojmë me projektin për ndërtimin e rrugëve të reja në lagjen Usje, në Kisela Vodа 23.8.2022

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, në konferencën e sotme për media njoftoi se do të realizohet projekti për rrugë të reja në lagjen Usje, në komunën Kisela Vodа.

- Qyteti i Shkupit, pas realizimit të suksesshëm të projektit për asfaltimin e më shumë se 20-të rrugëve në komunën Gjorçe Petrov, të cilat me kërkesë të qytetarëve u asfaltuan për herë të parë, vazhdon me projektin për qytetarët e vendbanimit  Usje, në Kisela Vodа. Me synim që të mos ketë vendbanime të harruara, përkatësisht për të siguruar kushte adekuate jetese për të gjithë qytetarët, po punojmë në mënyrë aktive që të mundësojmë zhvillim të balancuar në pjesën urbane dhe rurale të Shkupit - theksoi Arsovska në konferencën e sotme për media.

Qyteti i Shkupit, me sjelljen e vendimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Komunën Kisela Voda, me qëllim realizimin e interesit të qytetarëve, dhe në përputhje me kërkesat e tyre, do të realizojë projektin për rrugë të reja në vendbanimin Usje. Ky projekt, i cili është vlerësuar si një nga prioritetet e përbashkëta, me urdhër të Qytetit të Shkupit do të realizohet nga ndërmarrja publike “Rrugë dhe Rrugica”, dhe ka për qëllim mundësimin e kushteve më të mira për jetesë për qytetarët.