
Арсовска: Pastruam mbi 250 deponi të paligjshme, dhe po kërkojmë edhe përgjegjësi penale për rrezikimin e mjedisit, jetës dhe shëndetit të qytetarëve 30.8.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte ishte mysafire në emisionin “Verë e nxehtë politike” në televizionin Kanal 5. E pyetur nëse ndotësit dënohen dhe sa është kjo funksionale, Arsovska tha se nuk ka selektivitet dhe dënohen pa dallim të gjithë ata që me vetëdije ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, dhe se janë në procesin e fillimit të kërkesës për përgjegjësi penale.
“Nuk ka selektivitet. Secili që do të kapet në flagrancë duke bërë diçka që rrezikon mjedisin, jetën dhe shëndetin e qytetarëve, e ndëshkojmë me sanksionet më të rrepta të mundshme që ekzistojnë dhe që na lejon legjislacioni. Jemi gjithashtu në fazën e fillimit të procedurave të ndjekjes penale për të gjithë ata që e bëjnë këtë në vazhdimësi. Kemi pastruar mbi 250 deponi të paligjshme. Kemi pastruar deponinë e paligjshme në Novoselë në Gjorçe Petrov në një sipërfaqe prej mbi 50 mijë metra katrorë. Kjo tregon brutalitetin e atyre njerëzve që pasurohen në kurriz të shëndetit tonë dhe kjo nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë”, tha Arsovska.
Ajo shtoi se shkupjanët e duan qytetin e tyre, dhe ajo që shohim në muajt e kaluar, madje edhe vite më parë, është reflektim i egoizmit të individëve të caktuar, gjë për të cilën duhet të punohet në mënyrë emergjente në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve.
Shkupjanët e duan qytetin e tyre, secili që ka lindur këtu e do vendlindjen e tij, dhe ajo që shohim në muajt e kaluar dhe madje edhe vite më parë është pasqyrë e egoizmit të individëve të caktuar. Duhet të rritet ndërgjegjësimi. Në muajt e kaluar kemi kapur në flagrancë persona që vazhdimisht djegin deponitë e paligjshme. Bëjnë vend për mbetje për qëllime fitimprurëse, sepse fitojnë nga kjo, ndotin pa menduar jo vetëm për shëndetin dhe familjen e tyre, por për askënd në qytet”, thotë ajo.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK