
Arsovska: Po ndërtohen rrugë të reja në Shuto Orizare, është i domosdoshëm zhvillimi i balancuar 23.8.2022
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, në konferencën e sotme për media paralajmëroi rindërtimin e rrjetit rrugor dhe ndërtimin e infrastrukturës së re në komunën e Shuto Orizares, ndërsa si projekt prioritar njoftoi ndërtimin për herë të parë të degës 18 në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare”.
- Në komunën e Shuto Orizares qytetarët po përballen me probleme të shumta, dhe me kërkesë të banorëve një nga prioritetet është ndërtimi për herë të parë i degës 18 të rrugës "Brigada Maqedonase-Kosovare". Ky projekt, i cili është paralajmëruar si një nga prioritetet e përbashkëta, me urdhër të Qytetit të Shkupit, do të realizohet nga NP “Rrugë dhe Rrugica”. Me realizimin e këtij projekti, qytetarët e Shuto Orizares do të kenë 1.165 metra katrorë infrastrukturë të re rrugore dhe zgjidhje për problemet shumëvjeçare në këtë pjesë të qytetit. Bashkëqytetarët meritojnë që të dëgjohet zëri i tyre dhe të realizohen kërkesat e tyre - theksoi Arsovska.
Arsovska theksoi se qëllimi kryesor i aktiviteteve aktuale ndërtimore është që në Shkup të mos ketë më vendbanime të harruara, por qyteti të zhvillohet në mënyrë të balancuar, me realizimin e projekteve si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK