Arsovska - Qyteti i Shkupit mundëson mbështetje me ndarjen e elektromotorëve për karroca invalidore për persona me invaliditet fizik 3.5.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot pati një takim pune me kryetarin dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike të Shkupit “Mobilnost”, në të cilin u diskutua për projektin “Person i lëvizshëm individ i suksesshëm”, i cili realizohet me mbështetjen e Qytetit të Shkupit, si dhe dinamikën e realizimit të tij.

- Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara fizike nga aspekti shëndetësor, sociologjik, arsimor, kulturor dhe ekonomik. Përfituesve u mundësohet lëvizshmëria që është e domosdoshme për bashkëpunimin e ndërsjelltë, rrjetëzimin dhe thyerjen e stereotipeve - tha në takim kryetarja Arsovska.

Në suazat e projektit, me formimin e Komisionit dhe shpalljen e thirrjes publike, do të ndahen elektromotorë për karroca për invalidë për personat me aftësi të kufizuara fizike.