ARSOVSKA: SIGUROHET AUTOMJET ZJARRFIKËS NGA QYTETI KONJA PËR SHKUPIN 26.5.2022

Gjatë vizitës treditore në Republikën e Turqisë, Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, realizoi disa takime me përfaqësues zyrtarë, ndër të cilët edhe takim pune me kryetarin e Qytetit të Konjas, z. Ugur Ibrahim Altaj, në të cilin u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit, ndërsa si gjest dhe konfirmim i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të vendosur miqësor dypalësh, kryetari Altaj për nevojat e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit do të sigurojë një automjet zjarrfikës.

- Në takimet e punës që patëm në Konja, dakorduam bashkëpunim konkret me kryetarin, me ç'rast më duhet të theksoj pritjen miqësore dhe mikpritëse dhe dëshirën për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, që rezultoi me një gjest konfirmimi të këtyre angazhimeve nga ana e qytetit të Konjas, me dhënien e një automjeti zjarrfikës për nevojat e Brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, në interes të të gjithë qytetarëve të Shkupit, tha Arsovska. Arsovska, vizitoi shërbimin zjarrfikës në Qytetin e Konjas, i cili shërben në sipërfaqe prej mbi 42.000 metrash katrorë, e sigurojnë 1.000 zjarrfikës dhe mbi 2.000 vullnetarë të cilët kujdesen për sigurinë e kësaj sfere për rreth 3 milionë banorë në qytet.

- Gjatë vizitës së shërbimit profesional të zjarrfikësve në Qytetin e Konjas, realizuam takim me komandantin Xhevdet Ishbitrixhi ku diskutuam mundësitë e bashkëpunimit në drejtim të nisjes së projekteve dhe trajnimeve të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e njohurive të brigadave zjarrfikësve në fushën e mbrojtjes nga zjarri, por kishim edhe mundësinë të shohim edhe pajisjet e tyre teknike në funksion të mbrojtjes të tre milionë qytetarëve në qytet, tha Arsovska.

Në kuadër të vizitës në Republikën e Turqisë, Arsovska, dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Shkup, Zudi Enuzi, realizuan takim me guvernatorin e Qytetit Konja, z. Vahdetin Ozkan, me kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, z. Serkan Kajlar dhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit.

 

"Dëshiroj të shpreh falënderim për mikpritjen gjatë vizitave të rëndësish me me të cilat fillojmë hapa të rinj për përforcimin e bashkëpunimit, ku do të realizohen projekte të shumta për zhvillim dhe prosperitet në interes të qytetarëve të Shkupit", theksoi Arsovska.