Arsovska: Të gjitha ekipet janë mobilizuar në terren, po intervenohet në të gjitha lokacionet, dëmet po riparohen 31.8.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, udhëhoqi mbledhjen urgjente në terren të Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Qytetit të Shkupit, pas stuhisë së fortë që përfshiu Shkupin në orët e fundit, e përcjellë me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe që shkaktoi përmbytje në disa lokacione nëpër qytet. Aktualisht ekipet po ndërhyjnë në më shumë se 30 lokacione ku ka përmbytje pas stuhisë së madhe.

- Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe janë në terren, ndërmjet të cilave edhe brigada zjarrfikëse e qytetit të Shkupit, e cila me një ndërhyrje të suksesshme arriti të shpëtojë mbi 20 persona. Ekipet e përbëra nga ndërmarrjet publike janë duke pastruar në terren dhe do të qëndrojnë deri në riparimin e plotë të problemeve në vendet kritike dhe deri në normalizimin e situatës - theksoi Arsovska.

 

Stuhia e fortë shkaktoi edhe dëme materiale qëtashmë janë duke u riparuar, dhe sonte pas një analize të plotë të situatës, Shtabi i krizës do të njoftojë zgjidhjen e këtyre problemeve, por do të kërkohet edhe përgjegjësi për infrastrukturën joadekuate që ka ndikuar në dëmtimin e bulevardet e qytetit.