Arsovska u zgjodh kryetare e Forumit të Kryetarëve të Komunave 4.10.2023
Bota edhe një herë konfirmoi angazhimet e administratës së qytetit në Shkup, ndërsa Qyteti i Shkupit mori edhe një mirënjohje tjetër në suaza ndërkombëtare për përkushtimin, inovacionin dhe u etablua si lider në menaxhimin e mirë në vetëqeverisjen lokale. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, u zgjodh kryetare e Forumit të Kryetarëve të Komunave që u mbajt në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Zvicër
Nënkryetarë të Arsovskës u zgjodhën kryetarët e komunave Rikardo Rio nga Braga, Portugali, dhe Suzan Aitkin nga Glasgou, Britania e Madhe.
Këtë vit, për herë të parë si organ zyrtar në kuadër të Kombeve të Bashkuara, nder të jashtëzakonshëm përbën fakti që Arsovska u zgjodh kryetare dhe mori votëbesimin përmes votimit të drejtpërdrejtë në Forumin në të cilin morën pjesë nga një kryetar komune nga secili shtet nga rajoni Pan-Europian, Amerika e Veriut, Afrika, Azia, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme.
Arsovska së bashku me ekipin e saj do të marrin pjesë drejtpërdrejtë në përpilimin e programit të Komitetit për zhvillim urban, strehimin dhe menaxhimin me tokën të Kombeve të Bashkuara, dhe nëpërmjet miratimit të deklaratave do të marrin pjesë në krijimin e politikave ndërkombëtare për autoritetet lokale.
Pas përzgjedhjes së Qytetit të Shkupit si Kryeqytet i Kulturës Europiane për vitin 2028, kjo paraqet një sukses tjetër shumë të madh në skenën ndërkombëtare për qytetin. Qyteti i Shkupit, si në aspektin vendor ashtu edhe ndërkombëtar, vazhdon të punojë drejt realizimit të angazhimeve dhe përcaktimeve programore për realizimin e projekteve që janë pjesë e programit "Për Shkupin Modern".
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK