Arsovska u zgjodh kryetare e Forumit të Kryetarëve të Komunave 4.10.2023

Bota edhe një herë konfirmoi angazhimet e administratës së qytetit në Shkup, ndërsa Qyteti i Shkupit mori edhe një mirënjohje tjetër në suaza ndërkombëtare për përkushtimin,  inovacionin dhe u etablua si lider në menaxhimin e mirë në vetëqeverisjen lokale. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, u zgjodh kryetare e Forumit të Kryetarëve të Komunave që u mbajt në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Zvicër

Nënkryetarë të Arsovskës u zgjodhën kryetarët e komunave Rikardo Rio nga Braga, Portugali, dhe Suzan Aitkin nga Glasgou, Britania e Madhe.

Këtë vit, për herë të parë si organ zyrtar në kuadër të Kombeve të Bashkuara, nder të jashtëzakonshëm përbën fakti që Arsovska u zgjodh kryetare dhe mori votëbesimin përmes votimit të drejtpërdrejtë në Forumin në të cilin morën pjesë nga një kryetar komune nga secili shtet nga rajoni Pan-Europian, Amerika e Veriut, Afrika, Azia, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme.

Arsovska së bashku me ekipin e saj do të marrin pjesë drejtpërdrejtë në përpilimin e programit të Komitetit për zhvillim urban, strehimin dhe menaxhimin me tokën të Kombeve të Bashkuara, dhe nëpërmjet miratimit të deklaratave do të marrin pjesë në krijimin e politikave ndërkombëtare për autoritetet lokale.

Pas përzgjedhjes së Qytetit të Shkupit si Kryeqytet i Kulturës Europiane për vitin 2028, kjo paraqet një sukses tjetër shumë të madh në skenën ndërkombëtare për qytetin. Qyteti i Shkupit, si në aspektin vendor ashtu edhe ndërkombëtar, vazhdon të punojë drejt realizimit të angazhimeve dhe përcaktimeve programore për realizimin e projekteve që janë pjesë e programit "Për Shkupin Modern".