Arsovska: Veprojmë për të përmirësuar jetën e personave me paralizë cerebrale 18.5.2022

Njëzet anëtarë të Shoqatës së prindërve të fëmijëve me paralizë cerebrale sot janë nisur me tren nga Shkupi për në Veles. Në stacionin hekurudhor në Shkup, i përcollën kryetarja Danela Arsovska dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, me paketa për anëtarët, të cilët në Veles do t'i presë kryetari Marko Kolev.

- Ky udhëtim është një mundësi e bukur për t'u shoqëruar dhe për t'u njohur me bukuritë e Maqedonisë. Në qytetin e Shkupit, fëmijët që vuajnë nga paraliza cerebrale dhe prindërit e tyre kanë mik dhe përkrahje - u tha kryetarja Arsovska anëtarëve të shoqatës

Mbrojtja sociale dhe sigurimi i kushteve më të mira për qytetarët të cilët ballafaqohen me vështirësi është prioritet i Qytetit të Shkupit i cili mbështet projekte të shumta të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës së këtyre personave.

Shoqata e prindërve të fëmijëve me paralizë cerebrale është aktive në Shkup nga viti 1999.