
Arsovska: Vijojnë investime të reja për shkupjanët, projektet e reja kanë për qëllim zhvillimin e balancuar 31.8.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, pas mbajtjes së seancave të sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilat u morën vendime të shumta për projekte të reja në qytetin e Shkupit, theksoi se do të vijojnë projekte të reja për shkupjanët në interes të të gjithë qytetarëve, gjë që do të thotë zhvillim i balancuar në të gjitha lagjet.
„Propozimet të cilat i depozitova pranë Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratuan në seancën e sotme, gjë pas së cilës do të vijojnë projekte të reja në interes të shkupjanëve:
-Investojmë në ndërtimin e rrugëve të reja në vendbanimin Usje, në komunën Kisela Voda;
-Do të vendoset linjë e re autobusi 2B nga Çento deri në Saraj;
-Për herë të parë Qyteti i Shkupit subvencionon trotinete elektrike dhe biçikleta për të rinj deri në moshën 29 vjeç;
- Fillojmë me realizimin e projektit për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm për Rashçen, Kopanicën, Bojanën, Bukoviqin dhe Laskarcën;
-Do të rikonstruktojmë 6 terrene sportive në parkun në Saraj;
-Do të rikonstruktojmë rrugën “Hristofer Zhefaroviq” në Komunën Gazi Baba;
-Vijon ndërtimi i infrastrukturës së re në komunën Shuto Orizare në degën 18 në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare” “ – shkroi kryetarja Arsovska.
Ajo po ashtu theksoi se qëllimi kryesor i projekteve të reja të qytetit është që në Shkup të mos ketë më vendbanime të harruara, por qyteti të zhvillohet në mënyrë të balancuar, me realizimin e projekteve në zonat urbane dhe rurale.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK