DAMJAN DIMOVSKI NGA SHMQSH "JOSIP BROZ TITO" SHKUP ËSHTË FITUES I GARËS PËR ADOBE CERTIFIED PROFESSIONAL 22.6.2023

Sot u mbajtën garat finale për Microsoft Office Specialist dhe Adobe Certified Professional, ku Qyteti i Shkupit është partner në organizimin dhe realizimin e kësaj ngjarje shumë të rëndësishme në fushën e avancimit të aftësive digjitale.

Fitues të garës janë Damjan Dimovski nga SHMQSH "Josip Broz Tito" Shkup i cili fitoi garën për Adobe Certified Professional, dhe Leonid Petkovski nga Kumanova i cili fitoi garën Microsoft Office Specialist.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, uron fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë, duke shtuar se përvetësimi i aftësive digjitale ka rëndësi të madhe për zhvillimin e tyre profesional në të ardhmen

- Është motivim i madh kur shohim shembuj pozitivë tek të rinjtë të cilët kohën e lirë e shfrytëzojnë për ta mbindërtuar veten, për të investuar në vetvete, në edukimin e tyre, por edhe në përshtatjen me trendet e reja digjitale - tha kryetarja Arsovska

Në garën e sotme u bë testimi në njohuritë e nxënësve me vite të tëra të cilët kanë matur njohuritë e tyre në aplikacionet e Microsoft Office, gjegjësisht Word, Excel dhe PowerPoint përkatësisht Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign

Në kuadër të partneritetit me Certiadria në organizimin e kësaj gare, Qyteti i Shkupit mbështeti më shumë se 3 mijë nxënës të shkollave të mesme, duke u mundësuar atyre që falas t'i nënshtrohen provimit zyrtar të Microsoft Office dhe ASA.

Më të mirët këtë vit do ta përfaqësojnë Maqedoninë në garën botërore në Orlando, Florida, SHBA, që do të mbahet në gusht të vitit 2023.

Këtë vit kjo ngjarje është mbështetet edhe nga Qyteti i Shkupit dhe Banka Ekonomike SHA Shkup, dhe e njëjta organizohet nga Certiadria dhe Semos Education.