Delegacion nga Qyteti i Shkupit vendosi lule të freskëta në varrin e kolosit Goce Delçev 4.5.2023

Delegacioni i Qytetit të Shkupit i kryesuar nga sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, sot vendosi lule të freskëta në varrin e kolosit të luftës maqedonase për liri Goce Delçev, në oborrin e kishës "Shën Spas", me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së tij.

Goce Delçev është një nga themeluesit e Organizatës Revolucionare Maqedonase dhe udhëheqës kombëtar, i cili me veprimtarinë e tij revolucionare la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Maqedonisë. Vizionar, i cili prej më shumë se një shekulli më parë e kuptonte botën si fushë për garë kulturore ndërmjet kombeve.