Delegacioni i Qytetit të Shkupit vendosi lule për nder të viktimave të tërmetit 26.7.2023

Delegacioni i Qytetit të Shkupit, i kryesuar nga kryetarja Danela Arsovska, vendosi lule në nderim të viktimave para monumentit të ngritur në kujtim të viktimave të tërmetit katastrofik, që në këtë ditë 60 vjet më parë goditi qytetin e Shkupit, një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e tij më të re.

Kjo ditë do të jetë përgjithmonë e gdhendur në kujtesën kolektive të Shkupit, në këtë ditë ata kujtojnë viktimat, por edhe shprehin mirënjohjen e tyre për të gjithë ata që morën pjesë në shpëtimin e jetëve nga rrënojat.

Shkupi kurrë nuk do ta harrojë humanizmin e treguar nga bota dhe në këtë ditë shpreh mirënjohjen për të gjithë ata popuj dhe shtete që ndihmuan në rindërtimin e qytetit. Shkupi kujton, dhe Shkupjanët janë mirënjohës për ndihmën, humanizmin dhe solidaritetin. Qyteti ynë nuk do ta harrojë kurrë dorën e zgjatur, do të jetë gjithmonë mbështetje dhe do të ofrojë ndihmë kur do të jetë e nevojshme.