
Do të rikonstruktohen 6 terrene sportive në parkun е Sarajit 31.8.2022
Me propozim të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme miratoi vendimin për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për rikonstruksionin e terreneve sportive në parkun e Sarajit.
Projekti parashikon rikonstruksionin e 6 terreneve sportive në suazat e parkut të Sarajit, ndërsa punimet në terren do të kryhen nga NP “Rrugë dhe Rrugica”.
Ky projekt po realizohet me kërkesë të qytetarëve dhe me realizimin e tij do të mundësohet që të gjithë vizitorët e parkut në Saraj të mund të relaksohen në terrene sportive tërësisht të rikonstruktuara.
Me këtë projekt do të rikthehet shkëlqimi i një prej vendeve më të vjetra për piknik në Shkup, i cili është ndërtuar në vitin 1948 dhe ka një sipërfaqe prej 240.000 metrash katrorë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK