EDHE KËTË TË SHTUNË KINEMA DHE ARGËTIM MUZIKOR NË PARKUN E QYTETIT 18.8.2023
Qyteti i Shkupit Ju fton në një shoqërim të ri filmo-muzikor falas, që do të mbahet nesër (19.08.2023, e shtunë) në orën 20:30, në lokacionin e njohur afër liqenit, në pjesën e parë të Parkut të qytetit.
Programi argëtues fillon në orën 20:30 me shfaqjen e filmit "Homo" ("Only human") me regji të Igor Ivanovit. Më pas vijon pjesa muzikore me performancën e Mirko Popovit nga ora 22:00 dhe setin e Violeta Kaçakovës nga ora 23:30.
Ky shoqërim filmo-muzikor për herë të parë u mbajt të shtunën e kaluar nën organizimin e Qytetit të Shkupit, QRK-së dhe Sallës Universale, ndërsa me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë do të vazhdojë të organizohet çdo të shtunë deri në mesin e muajit shtator. Vizitorët do të kenë një mundësi të shkëlqyer për t’u shoqëruar dhe argëtuar në natyrë në mbrëmjet e ngrohta të verës në destinacionin e preferuar të shkupjanëve, Parkun e qytetit.
Manifestimi është pasurim i ofertës kulturore të Qytetit të Shkupit për qytetarët e tij dhe për të gjithë vizitorët në suazat e kandidaturës për “Shkupi - Kryeqyteti i Kulturës Evropiane 2028”.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK