Ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” gjatë ditëve të kaluara mënjanuan shumë defekte në terren 10.5.2022

Ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” gjatë ditëve të kaluara, përveç inspektimeve të rregullta në terren dhe aktiviteteve të punës, kanë intervenuar në disa lokacione nëpër të gjithë qytetin.

Me qëllim furnizimin e pandërprerë dhe cilësor me ujë të shkupjanëve nëpërmjet Sektorit “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, është punuar në mënjanimin e defekteve në rrugët “Drenak” p.n., “Naum Ohridski” nr.6, “Stojna Stefkova” nr. 146, “Blagoja Stefkovski” nr.99, “Tirana” nr.42, rr.6 në Saraj, rr.3/55 në Batincë, rr. “Hristo Tatarçev” nr.14/2, rr.”Jadranska Magistrala”, rr. “Gorno Lisiçe” nr. 41, bul. “Aleksandar Makedonski” te NTP, rr. “Volkovo” nr. 70, rr. “Kozle” 173, bul. “Boris Trajkovski”, rr. “Stojna Stefkova” p.n. dhe rr. “Treta Makedonska Brigada”.

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” vazhdon të punojë me përkushtim në mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në qytetin e Shkupit, si dhe në riparimin e shpejtë dhe efikas të defekteve në terren me qëllim rritjen së cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.