FAZA E PESTË E DEZINSEKTIMIT KUNDËR LARVAVE TË MUSHKONJAVE 19.9.2023

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se të premten (22.09.2023) në territorin e Shkupit do të kryhet dezinsektimi (faza e pestë) kundër larvave të mushkonjave, përkatësisht në orët e para të mëngjesit do të kryhet dezinsektimi ajror, ndërsa gjatë ditës edhe dezinsektimi tokësor.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen të bletëve.