Filloi aksioni madh për pastrimin e Vodnos „Pastrim gjeneral fundjave 2022“ 6.5.2022

Sot filloi aksioni më i madh ekologjik deri më tani “Pastrim gjeneral fundjave 2022”, në të cilin sot dhe këtë fundjavë në 26 komuna do të realizohen aksione të mëdha pastrimi.

Qyteti i Shkupit, së bashku me ndërmarrjet komunale me mbështetjen e Komunës Kisela Voda dhe Komunës Gazi Baba, me rr pjesë me mbi 200 vullnetarë të cilët janë pjesë e aksionit për pastrimin e malit Vodno, ku do të grumbullohen mbetje nga maja, korsitë e këmbësorëve dhe shpatet e malit.

Pastrimi i Vodnos kryhet nga ora 09:00-14:00. Me këtë aksion ekologjik arrihet efekt i dyfishtë, përkatësisht për çdo 10 kilogramë mbetje të grumbulluara do të mbillet një pemë.

Për të gjithë pjesëmarrësit në aksionin “Pastrim gjeneral fundjave” u siguruan qese për mbetje, doreza dhe ngjitëse, ndërsa vullnetarët do të ndahen në disa grupe për të mbuluar sa më shumë lokacione në mal. Një grup do të shkojë në majën e Vodnos dhe do të pastrojë shtegun e pensionistëve për në Vodnon e Mesme, një grup tjetër do të pastrojë rrugën e asfaltuar, grupi i tretë segmentin nga Vodno e Mesme deri në stacionin e policisë - shtegu i pyllit për këmbësorë, dhe grupi i katërt në Vodnon e Mesme do të pastrojë parkingjet, hapësirën poshtë teleskopit, parkun me rekuizita për fitnes dhe kishën. Grupe vullnetarësh do të pastrojnë gjithashtu drejt Matkës (një kilometër), belvederin, segmentin drejt Sonjes së Epërme dhe rreth kryqit.

Ky aksion për pastrimin e mbetjeve dhe krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme ekologjike duhet të shndërrohet në traditë dhe përpjekjet e investuara për grumbullimin e mbetjeve duhet të rezultojnë me mbjelljen e sa më shumë pemëve çdo vit.

Qyteti i Shkupit gjithmonë do të përkrahë iniciativa për aksione të tilla ekologjike për një qytet më të pastër dhe më të bukur për të gjithë shkupjanët.