FILLOI FAZA PËRFUNDIMTARE E RIKONSTRUKSIONIT TË RRUGËS “808” NË KOMUNËN GAZI BABA 20.11.2023

Aktivitetet ndërtimore në rrugën “808”, në komunën e Gazi Babës janë në fazën përfundimtare, ndërsa kryetarja Danela Arsovska sot inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e korsisë së re për biçikleta dhe këmbësorë përgjatë rrugës, si dhe brezit të ri të gjelbër.

- Ekipet në terren sot filluan fazën përfundimtare të punëve ndërtimore në rrugën "808" në segmentin nga kryqëzimi me rrugën "Brigada e  16-të Maqedonase " deri në kryqëzimin me bulevardin "Kiro Gligorov", përkatësisht sipërfaqe prej 9.200 metra katrorë dhe gjatësi 1.000 metra. Përveç rikonstruksionit të plotë të rrugës automobilistike, rruga "808" do të ketë edhe korsi të re për këmbësorë-biçikleta, në të dy anët. Me rikonstruksionin e kësaj rruge me fluks të madh në të cilën lëvizin një numër i madh i automjeteve të mallrave, meqenëse është zonë industriale, po përmbushim kërkesat e qytetarëve, dhe në të njëjtën kohë ky është një nga projektet e premtuara nga programi "Për Shkupin Modern" – theksoi kryetarja Arsovska.

Më parë është kryer rikonstruksioni i plotë i rrjetit të ujësjellësit dhe i pajisjeve të tjera hidroteknike, i ujërave atmosferike, si dhe u zëvendësuan pusetat jofunksionale, gjë që do të parandalojë përmbytjet e ardhshme në këtë zonë.

Punët ndërtimore në rrugën “808” i kryejnë ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” Shkup.