
Filloi realizimi i fazës së parë të projektit për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të bregut të lumit Vardar 1.7.2022
Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” po punojnë intensivisht këto ditë në terren për realizimin e fazës së parë të projektit për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të bregut të lumit Vardar. Aktivitetet ndërtimore po zhvillohen në segmentin nga ura “Nënë Tereza” deri tek Ura hekurudhore, ku po gërmohet korsia jofunksionale dhe e braktisur dhe po hiqen pllakat e vjetra dhe të dëmtuara.
Në këtë segment, korsitë ekzistuese janë me gjatësi 750 metra dhe gjerësi 3 metra dhe deri më tani janë kryer gërmime në një gjatësi prej 550 metrash. Pas përfundimit të këtyre aktiviteteve ndërtimore, ekipet do të kryejnë aktivitete për rikonstruksionin e plotë dhe zgjerimin e korsive ekzistuese. Në të njëjtën kohë, ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” realizojnë aktivitete për rregullimin e hortikulturës në këtë segment.
Rikonstruksioni i anës së majtë të bregut të lumit Vardar do të zhvillohet në tri faza me qëllim krijimin e një hapësire publike moderne multifunksionale me gjelbërim të ri, korsi për këmbësorë dhe biçikleta dhe pajisje të reja urbane në interes të të gjithë qytetarëve. Faza e parë, realizimi i së cilës është në vijim, është në segmentin nga ura “Nënë Tereza” deri te FSPI-ja, e dyta deri te Parku i liqeneve në Aerodrom dhe e treta deri te ura “Todor Aleksandrov” në komunën e Aerodromit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK