FILLOI RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “NIKOLA KAREV” 6.11.2023

Po realizohet edhe një premtim nga programi “Për Shkupin Modern” për rikonstruksionin e rrugës “Nikola Karev”, nga kryqëzimi me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjuro Gjonoviq”.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, inspektoi fillimin e punëve ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës “Nikola Karev” në Komunën Qendër.

- Bëhet fjalë për një rrugë me fluks të madh që lidh rrugët kryesore në Shkup, e cila është në afërsi të Stacionit të autobusëve ndërqytetës. Rikonstruksioni i rrugës “Nikola Karev” po realizohet me kërkesë të qytetarëve, gjë me të cilën realizojmë edhe një premtim nga programi “Për Shkupin Modern”, sepse nevojat e qytetarëve janë prioriteti ynë – theksoi kryetarja Arsovska.

Në rrugën “Nikola Karev” po kryhet rikonstruksioni i rrugës, nivelimi i pusetave, si dhe vendosja e sinjalistikës horizontale dhe vertikale të komunikacionit rrugor, ndërsa punimet ndërtimore po i kryejnë ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” Shkup.