Filloi rikonstruksioni i rrugës Slavejko Arsov 8.8.2023

Qyteti i Shkupit ka filluar edhe një projekt që do të kontribuojë në zhvillimin dhe rregullimin e balancuar të sipërfaqeve publike të qytetit.

Sot, mbikëqyrje në fillimin e punimeve ndërtimore të rikonstruksionit të krahëve të rrugës "Slavejko Arsov" kreu kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska.

Me këtë projekt, do të rikonstruktohet rruga me sipërfaqe 4700 metra katrorë, do të vendosen skajore dhe do të nivelohen 38 puseta. Punimet në terren po kryhen nga ndërmarrja publike e Qytetit NP “Rrugë dhe rrugica”.