
Fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit Evropian - CINEDAYS 5.7.2022
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Evropian - CINEDAYS, me sloganin "Nga lart shikohet më mirë", do të mbahet nga data 7 deri më 14 të këtij muaji në disa lokacione në Shkup - në çatinë e QTQ-së, në çatinë e “Shtëpia e Ndërtimtarëve”, Muzeun e Artit Bashkëkohor, Auto kinemanë në Vodno, në parkun QRK-së, në kinemanë Milenium dhe Kinoteka.
Hapja dhe mbyllja e edicionit të 21-të të CINEDAYS do t’u përkasë regjisorëve maqedonas.
Filmi “Mimi” i Darian Pejovskit do të ketë premierën e vet botërore të enjten në hapjen e festivalit, ndërsa mbyllja e festivalit është me filmin “Nuk do të jesh vetëm” të Goran Stolevskit, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut kinematografik botëror pas premierës në Sundance.
Programi i sivjetshëm i CINEDAYS është përzgjedhje e Bernd Buder, dhe në të qytetarët do të kenë mundësi të shohin filma dhe koproduksione botërore dhe maqedonase që “gravitojnë” në disa tërësi programore të reja dhe tashmë të njohura: Përzgjedhja zyrtare, programi SEE, MK Shorts (filma të shkurtër), retrospektivë e Fatih Akin, si dhe programi Gala i festivalit, në të cilin dominojnë filmat e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Kanës.
Në drejtim të mbështetjes dhe zhvillimit të artit filmik, Qyteti i Shkupit është përkrahës i festivalit ndërkombëtar, i cili prej vitesh është pjesë përbërëse e programit kulturor të Shkupit.
Më shumë informacione dhe programi: https://cinedays.mk/
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK