I pari në majë 2023 21.5.2023

Qyteti i Shkupit për të 11-ën herë iu bashkua shoqatës “I PARI NË MAJË” në organizimin e manifestimit më masiv sportiv në Vodno. Me mbi 3000 pjesëmarrës, sportistë profesionistë, rekreativistë, alpinistë, çiklistë, këtë vit u shënua një numër rekord pjesëmarrësish.

Me startin e çiklistëve nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, më shumë se 1000 çiklistë në kategorinë e çiklizmit rrugor, çiklizmit malor dhe çiklizmit elektrik garuan deri në majën e Vodnos, ndërsa garën e përfunduan mbi 2000 alpinistë me ecje ose vrapim.

Qyteti i Shkupit, si çdo vit, mbështet realizimin e “I PARI NË MAJË” si manifestim tradicional sportiv, ndërsa pas përfundimit të garave, në majën e Vodnos u organizua spektakël muzikor për të gjithë sportistët dhe rekreativistët.