Inspektim i punëve ndërtimore në rr. “Ruzveltova” 28.3.2023

Sot inspektuam punët ndërtimore në rrugën “Ruzveltova”, e cila po rikonstruktohet në segmentin nga bulevardi “Ilinden” deri në bulevardin “Partizanski Odredi”.

Afati i realizimit të rikonstruksionit të rr. “Ruzveltova”, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 7.350 m2 dhe gjatësi prej 600 metrash, në këtë fazë është dy muaj, me këtë rikonstruksion do të mundësohet rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Krahas rrugës së re, po punohet për stabilizimin e bazës së rrugës, gjë me të cilën do të shmangen ndërtimet jocilësore që mund të çojnë në shembjen e saj, ndërsa zona e këmbësorëve do të marrë një pamje të re moderne me hortikulturë të rregulluar.