Inspektim i punëve ndërtimore në rr. “Vasko Karangeleski” 3.4.2023

Sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska inspektoi punimet përfundimtare në rrugën "Vasko Karangeleski" në segmentin deri në bulevardin "Brigada e Tretë Maqedonase", ku u ndërtua një zgjidhje tërësisht e re bulevardi me dy korsi në secilin drejtim, korsi për këmbësorë dhe për biçikleta.

Rruga ka një sipërfaqe prej 10.590 metrash katrorë, me gjatësi 1.080 metra dhe është ndërtuar kanalizim atmosferik tërësisht i ri me gjatësi 380 metra.

Në trasenë e rrugës është ndërtuar korsi për këmbësorë me elemente shtrimi me sipërfaqe 5.600 metra katrorë dhe korsi për biçikleta me sipërfaqe 2.400 metra katrorë, me hortikulturë dhe ndriçim të rregulluar. Me zgjidhjet e qëndrueshme të trafikut, rritet efikasiteti i trafikut të qytetit, por mbi të gjitha mundësohet edhe rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.