INSPEKTIM I PUNËVE NDËRTIMORE PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS “808” 24.10.2023

Qyteti i Shkupit filloi me fazën e dytë të punëve ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës “808” në komunën e Gazi Babës.

Siç theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, gjatë inspektimit të punëve ndërtimore në terren, kjo rrugë e cila ishte në gjendje katastrofike nuk ishte rikonstruktuar për dekada me radhë.

- Në fazën e parë u krye rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe atij atmosferik dhe krahas rikonstruksionit të rrugës në një sipërfaqe prej 9.200 metrash dhe 1.000 metra gjatësi, po ndërtohen korsi për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët e rrugës. Rruga “808” është një nga rrugët më të frekuentuara në këtë pjesë të komunës së Gazi Babës dhe përgjatë saj lëvizin një numër i madh kamionësh për shkak se bëhet fjalë për një zonë industriale. – theksoi kryetarja Arsovska.

Rikonstruksioni po kryhet nga kryqëzimi me rrugën "Brigada e 16-të Maqedonase" te baza qendrore e Brigadës së Zjarrfikësve deri te kryqëzimi me bulevardin "Kiro Gligorov", ndërsa punimet ndërtimore në rrugën "808" i kryen ndërmarrja publike “Rrugët dhe Rrugica” Shkup.