Inspektimi i punimeve ndërtimore në bulevardin "Mitopolit Teodosij Gologanov". 23.1.2023

Sot inspektuam punimet ndërtimore në bulevardin "Mitropolit Teodosij Gologanov", i cili është në fazën e rikonstruksionit të plotë të infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore, ku përveç rrugës, po sigurohen edhe korsi të reja për këmbësorë dhe biçikleta.

Rikonstruksioni i bulevardit përfshin punime ndërtimore në rrugën prej 5350 m2, korsi biçikletash dhe trotuare 4500 m2, bordura të reja, punime ndërtimore në kanalizimin e ujërave të zeza  tërësisht të ri, ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe zëvendësimin e lidhjeve ekzistuese me të reja, ndriçim të ri rrugor me llampa led me kontrollues.

Po zgjidhim edhe problemin dhjetëvjeçar me përmbytjet në këtë bulevard, sepse deri më tani këtu nuk kishte fare kanalizim atmosferik, ndërsa rrjeti i vjetër dhe i amortizuar i ujësjellësit, i cili tashmë po zëvendësohet me një të ri, si dhe zëvendësimi i lidhjeve ekzistuese me të reja, do të mundësojë që të mos ketë ndërprerje në furnizim me ujë, defekte dhe humbje uji.

Projekti, i cili po realizohet në përputhje me të gjitha standardet evropiane dhe botërore, është në fazën përfundimtare gjë me të cilën do të mundësohet siguri më e madhe për të gjithë përdoruesit e rrugës.