
Janë hapur Turnetë ndërkombëtare në ping-pong dhe gollball për sportistë me invaliditet trupor dhe personat me shikim të dëmtuar 26.11.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot në gjimnazin "Mihajllo Pupin" i hapi turnetë ndërkombëtare në ping-pong për sportistë me invaliditet trupor dhe personat me shikim të dëmtuar.
Kryetarja Arsovska në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se Qyteti i Shkupit është përkrahës i aktiviteteve të shumta të shoqatave të personave me invaliditet trupor dhe shikim të dëmtuar, në drejtim të avancimit dhe përmirësimit të funksionimit të tyre të përditshëm.
"Qyteti i Shkupit është përkrahës i fuqishëm në aktivitetet për integrimin dhe ngritjen e vetëdijes në shoqëri për personat nevoja të posaçme. Mbështetja e shoqatave të personave me invaliditet trupor dhe shikim të dëmtuar në drejtim të përmirësimit të funksionimit të tyre të përditshëm është një nga prioritetet e programit tim. Punojmë për të përmirësuar cilësinë e jetës së personave me invaliditet trupor nga aspekti shëndetësor, sociologjik, arsimor, kulturor dhe ekonomik. Është shumë e rëndësishme që sportistët me invaliditet të ushtrojnë dhe stërviten, të socializohen dhe të shoqërohen dhe të jenë pjesë e jetës sportive të Shkupit" - tha Arsovska.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK