JANË LARGUAR 77 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE 6.5.2021

Gjatë javës së kaluar (29.04.2021 – 05.05.2021 ) me automjetet speciale –merimanga- janë larguar 77 automjete nga sipërfaqet publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të pa rregullt, 11 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 66 automjetet tjera janë larguar me urdhëresë nga policia e trafikut për shkak të shkeljeve të bëra si: parkim në rrugë, në shteg biçikletash, në vendkalim për këmbësorë, në trotuar, në sipërfaqe të gjelbër në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes nga pala e tretë.

Kontrollorët e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 138 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, më saktë, për mos pagesë të shërbimit për parkim. Nga këto, 11 automjete janë larguar me shërbimin “merimanga” për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parking.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike "Parkingu i qytetit" apelojnë te qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, dhe automjetet e tyre t'i parkojnë vetëm në parkingjet e përcaktuara.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që në kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit të parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendosen bllokatorë në gomat e automjetit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë.