JANË ZGJIDHUR 1300 KËRKESA TË QYTETARËVE NËPËRMJET ADRESËS ELEKTRONIKE 24@skopje.gov.mk 8.3.2022

Në adresën elektronike për komunikimin me qytetarët 24@skopje.gov.mk deri më tani kanë arritur 1438 kërkesa, nga të cilat janë zgjidhur 1300 probleme. Shumica e qytetarëve në këtë e-mail kanë raportuar lokacione në të cilat krijohen deponi të paligjshme, interesohen për procedurat për prerjen e drurëve të thatë, kërkojnë vendosjen e semaforëve, shenjave rrugore ose shtyllëza për të parandaluar parkimin e parregullt në hapësirat publike, dhe ka një numër të madh propozimesh edhe për përmirësimin e transportit publik.

Në adresën elektronike për komunikim me qytetarët 24@skopje.gov.mk deri më tani janë pranuar 1438 kërkesa, prej të cilave 1300 janë zgjidhur. Shumica e qytetarëve në këtë e-mail raportuan probleme dhe kërkesa për vendosjen e shtyllave mbrojtëse në trotuare, për pastrimin e deponive ilegale, probleme me qentë e rrugës, oraret e autobusëve dhe ndriçimin rrugor në qytet. Në e-mail adresën 24@skopje.gov.mk qytetarët mund të raportojnë për probleme në kompetence të qytetit, ndërsa administrata e qytetit është e obliguar t'u përgjigjet kërkesave në afat prej 24 deri në 72 orë.

Qëllimi i këtij projekti është puna efikase dhe me efektivitet e administratës së Qytetit në shërbim të qytetarëve, e cila do të kontribuojë që Shkupi të jetë një qytet funksional i cili ofron shërbime të shpejta, cilësore dhe në kohë për shkupjanët. Me një mënyrë të tillë komunikimi Qyteti i Shkupit bëhet më i afërt për shkupjanët dhe ka si synim që nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët t’i zgjidhë të gjitha problemet që kanë.t është e obliguar t’u përgjigjet kërkesave në një afat nga 24 deri në 72