JANË ZGJIDHUR 2.001 KËRKESA TË QYTETARËVE NËPËRMJET ADRESËS ELEKTRONIKE 24@skopje.gov.mk 18.5.2022

Në adresën elektronike për komunikimin me qytetarët 24@skopje.gov.mk deri më tani kanë arritur 2.300 kërkesa, nga të cilat janë zgjidhur 2.001. Shumica e qytetarëve në këtë e-mail kanë raportuar probleme në fushën e rregullimit të hapësirës - 540, përkatësisht kanë kërkuar vendosjen e shtyllave mbrojtëse për të mbrojtur hapësirat publike dhe trotuaret nga automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt dhe për të mundësuar  lëvizjen e sigurt të këmbësorëve, riparimin e gropave, riparimin e korsive të biçikletave ose riparimin e ndriçimit rrugor.

Janë pranuar 376 raportime për deponi ilegale dhe ndotës të ajrit, si dhe kërkesa në terrentë dalin inspektorët e qytetit -376. Qytetarët kanë raportuar probleme edhe në sferën e punëve komunale, përkatësisht kanë kërkuar prerje të pemëve të vjetra dhe të thata, krasitje të degëve, rregullim të sipërfaqeve të gjelbra dhe kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave, si dhe kanë raportuar probleme me qentë e rrugës - 556 raporton.

Në këtë adresë elektronike  janë pranuar 288 raportime për sinjalistikë të dëmtuar të komunikacionit, kërkesa për probleme me linjat e autobusëve dhe orarin e autobusëve nga transporti publik, si dhe kërkesa për ndryshime në disa zgjidhje të trafikut. .

Qytetarët kanë raportuar edhe probleme lidhur me tatimin mbi pronën, pagesën e taksave komunale - 373 raporte. Një pjesë e kërkesave kanë të bëjnë edhe për subvencionet e dhëna nga Qyteti i Shkupit, për blerjen e kondicionerëve inverter, trotinetë  elektrikë dhe biçikletave - 167 kërkesa.

Në adresën elektronike 24@skopje.gov.mk qytetarët mund të raportojnë probleme nën kompetencat e Qytetit, ndërsa administrata e Qytetit është e obliguar t’u përgjigjet kërkesave në një afat nga 24 deri në 72 orë.

Qëllimi i këtij projekti është puna efikase dhe me efektivitet e administratës së Qytetit në shërbim të qytetarëve, e cila do të kontribuojë që Shkupi të jetë një qytet funksional i cili ofron shërbime të shpejta, cilësore dhe në kohë për shkupjanët. Me një mënyrë të tillë komunikimi Qyteti i Shkupit bëhet më i afërt për shkupjanët dhe ka si synim që nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët t’i zgjidhë të gjitha problemet që kanë.t është e obliguar t’u përgjigjet kërkesave në një afat nga 24 deri në 72