
Kanë përfunduar thirrjet publike për subvencionimin e të rinjve nga mosha 15 deri në 29 vjeç për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrike 15.11.2022
“Thirrja publike për subvencionimin e të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç, banorë të qytetit të Shkupit, për blerjen e mjeteve ekologjike të transportit, biçikletave në vitin 2022”, dhe “Thirrja publike për subvencionimin e të rinjve të moshës 15 deri në 29 vjeç, banorë të qytetit të Shkupit, për blerjen e mjeteve ekologjike të transportit, trotineteve elektrikë në vitin 2022, kanë përfunduar.
Thirrjet publike kanë zgjatur nga data 06.10.2022 deri më 15.11.2022.
Qëllimi i thirrjeve publike është përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve, duke stimuluar të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç, banorë të qytetit të Shkupit, që të përdorin biçikleta dhe trotinet elektrik, me çka do të zvogëlohet ndotja i shkaktuar nga trafiku.
Mjetet të cilat i subvencionon Qyteti i Shkupit janë në vlerë prej 50% të vlerës së një biçiklete, por jo më shumë se 4.000 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale, si dhe në shumën prej 50% të vlerës të trotinetit elektrik, por jo më shumë se 8.000 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK