Konferenca Rajonale "Qytete inteligjente dhe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor" - Qyteti i Shkupit punon me përkushtim në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inteligjent urban 13.5.2022

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe inteligjent urban, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe programet e mbështetjes teknike janë temat kryesore të konferencës dyditore rajonale “Qytete inteligjente dhe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor” që mbahet në Shkup, me qëllim krijimin e strategjive për qytete inteligjente dhe të qëndrueshme. 

Sekretari i Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski, në hapjen e konferencës rajonale, foli për aktivitetet për realizimin e strategjisë “Shkupi qytet inteligjent”.

-  Falë mjeteve digjitale dhe qasjeve inovative, strategjia për Shkupin – qytet inteligjent do t'i afrojë më shumë qytetarët me administratën dhe shërbimet e qytetit dhe do t'u mundësojë atyre të marrin pjesë aktive në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Plani i veprimit për Shkupin qytet digjital dhe shumëdimensional dhe mbulon një zonë të gjerë të sfidave urbane në një mënyrë inovative. Jemi të përkushtuar që të modernizojmë administratën e qytetit dhe ta bëjmë atë të hapur për bashkëpunim me qytetarët, përmes përdorimit të mjeteve inovative për të ofruar shërbime më të shumta dhe më cilësore për të gjitha palët e interesuara dhe sigurimin e përgjithshëm të shërbimeve publike më të mira dhe më efikase për qytetarët - tha Velkovski në hapje të konferencës.


Konferenca realizohet në kuadër të Programit rajonal për mbështetje teknike të financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim (FAR), nën organizimin e Qytetit të Shkupit dhe FAR.

 

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të qytetit të Shkupit, Tiranës, Prishtinës dhe Podgoricës, FAR, pushtetit lokal francez, ambasadës franceze, delegacionit të BE-së, si dhe një numër i madh ekspertësh vendas dhe të huaj për qytete inteligjente dhe të qëndrueshme.

Në konferencën rajonale, pjesëmarrësit diskutuan praktikat urbane inteligjente dhe të qëndrueshme, si dhe operacionalizimin dhe zbatimin e strategjive të qytetit inteligjent në Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale franceze prezantuan përvojat për zbatimin e inovacioneve urbane për zbatimin e strategjive të qyteteve inteligjente, dhe nga rrjeti francez i qyteteve inteligjente "Les interconnectes" u prezantuan eksperiencat pozitive nga rrjetëzimi i qyteteve inteligjente, në drejtim të  inkurajimit të bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të qyteteve inteligjente nga Ballkani Perëndimor.