NJOFTIM PËR PUBLIKUN 1.1.0001

Këshilli për ndarjen e Çmimit „13 Nëntori“ të Qytetit të Shkupit, shpalli Konkursin për ndarjen e Çmimit „13 Nëntori“ të Qytetit të Shkupit për vitin 2024.

 

Çmimi “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizikë dhe juridikë si shenjë mirënjohjeje e qytetit të Shkupit  për rezultatet e arritura,  në  ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim, dhe arsim, mbrojtje shëndetësore dhe sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor dhe natyrës, punë dhe krijimtari, që përbëjnë kontribut të veçantë për zhvillimin e qytetit të Shkupit dhe përparimin e tij të përgjithshëm dhe afirmimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë. Çmimi mund t’u ndahet edhe personave fizikë dhe juridikë nga shtete të tjera që kanë dhënë një kontribut të veçantë për qytetin. Gjithashtu, Çmimi u ndahet edhe nxënësve dhe studentëve për punë krijuese ose arritje të suksesshme në vazhdimësi në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore që përbëjnë kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e qytetit të Shkupit.

 

Konkursi u shpall në gazetat:  „Nova Makedonija“ dhe „Koha“.

 

Aplikimet për Çmimin me arsyetim dhe biografi të shkurtër depozitohen pranë Këshillit për ndarjen e Çmimit deri më 10 shtator 2024 (arkivi - baraka nr. 16 e Qytetit të Shkupit, bul “Ilinden” nr. 82, Parku i Qytetit-Shkup).

 

Çmimet ndahen në një ceremoni të veçantë solemne nga ana e Kryetarit të Qytetit të Shkupit, më 13 Nëntor – Dita e çlirimit të qytetit.